10 Nëntor 2017, 20:01

Mos vdisni injorantë: Ja çfarë është në të vërtetë ngrirja e vezëve

XING

Mos vdisni injorantë: Ja çfarë është në të

Këngëtarja shqiptare Bleona Qerreti çoroditi rrjetet sociale gjatë ditës së sotme pasi deklaroi se ajo do t’i nënshtrohet procedurës së ngrirjes së vezëve dhe nëse mendoni se kjo është një mënyrë kontraceptimi, e keni gabim.

Për ata që ende nuk kanë dëgjuar për këtë procedurë, ngrirja e vezëve është një metodë për të ruajtur aftësitë riprodhuese të një gruaje që siç tha dhe vetë Bleona, nuk dëshiron të bëjë një fëmijë me “debilin e parë që i del përpara”, vetëm për hir të të pasurit një fëmijë.

Siç e kemi mësuar që në shkollën 8-vjeçare, me kalimin e viteve, gratë humbasin aftësitë riprodhuese pasi vezoret e tyre nuk prodhojnë më vezë. Ngrirja e vezëve, që është ideuar për t’u ardhur në ndihmë krysisht grave në karrierë, mundëson që këto vezë të ruhen dhe të përdoren në një kohë të mëvonshme. Kështu, grave në karrierë, apo kujtdo që nuk ka gjetur ende një partner me të cilin dëshiron një fëmijë, do t’u bien veshët rehat nga mamatë që u thonë: “Do mbetesh pa fëmijë!”

Mos vdisni injorantë: Ja çfarë është në të

Kjo procedurë, përveçse kushton sa qimet e kokës së një personi goxha leshator, konsiston në disa hapa dhe videoja e parë ku patë Bleonën duke injektuar një shiringë në pjesën intime, nuk është ekzaktësisht “ngrirja e vezëve” (vetëm nëse Bleona ka një frigorifer të vogël aty brenda dhe ne nuk dimë gjë).

Mos vdisni injorantë: Ja çfarë është në të

Procedura fillon me injektimin e medikamenteve për stimulimin e fertilitetit. Më pas, mjekët vijojnë me procesin e marrjes së vezëve, të cilat do të ruhen në ngrirje kriogjenike dhe kur të zonjës së vezëve do t’i mbushet mendja së është gati për një fëmijë, kryhet fertilizimi i tyre.

Mos vdisni injorantë: Ja çfarë është në të

Kështu, kur formohet embrioni, ai vendoset në mitër dhe si me magji, ajo do të mbetet shtatzënë.

Mos vdisni injorantë: Ja çfarë është në të