20 Qershor 2016, 16:17

Çfarë do të ndodhte sikur të gjithë vullkanet e botës do të shpërthenin në një kohë?

XING

Çfarë do të ndodhte sikur të gjithë vullkanet e

Si fillim do të kishte panik botëror, të shohësh të gjithë vullkanet që shpërthejnë nuk është gjë që ndodh çdo ditë.

Gjithsesi shpërthimi dhe rrjedhja e llavës është e ngadaltë dhe mund t’u jepte kohë njerëzve të hipnin nëpër aeroplanë për të shpëtuar, por vullkanet e lartë si Mali Fuji apo vullkanet e Islandës do të shkaktonin problem për udhëtimin ajror, pasi qielli do të vishej nga shtresa pluhuri vullkanik i cili është 5 herë më i dendur se uji.

Si rrjedhojë planeti do të futej në një dimër të ftohtë vullkanik ku pa praninë e diellit e gjithë agrikultura do të zhdukej duke ndikuar në të gjitha nivelet e zinxhirit ushqimor, pra njerëzit dhe kafshët e mbijetuara do të ngelen pa ushqim.

Nga rëndesa e hirit vullkanit ndërtesat do të shkatërrohen dhe bota do futej në kolaps infrastrukturor.