21 Shkurt 2017, 13:58

Jeta luksoze e Junës së Big Brother 1!

XING

Tashmë që data e nisjes së edicionit të ri të Big Brother Albania është konfirmuar, ne në ‘Xing.al’ jemi bërë pak nostalgjik duke filluar të kujtojmë disa nga konkurrentët e edicioneve të mëparshme të këtij formati.

Me siguri ju kujtohet Juna, pjesëmarrëse në edicionin e parë. Ajo kishte një lloj fame para se të hynte në shtëpinë e famshme pasi kishte konkuruar në ‘Top Fest’ me këngën “Mendoj për ty’ në vitin 2006. Tani, shumë vite pas ‘Top Fest’ dhe ‘Big Brother’, Juna vazhdon të ketë shumë njerëz që i intereson të dinë se çfarë ajo bën.

Nëse nuk jeni një nga 15.7 mijë ndjekësit e saj, ju tregojmë ne të rejat:

Juna duket të bëjë një jetë luksoze, nisur nga fotot në Instagram plot dhurata, buqeta lulesh, rroba të shtrenjta, disa prej te cilave i reklamon, gjithashtu tejet aktive në jetën e natës në kryeqytet dhe miqësisë me personalitete të famshëm ku dallon mikja e saj e ngushtë Marina Fara, vajza e vetme e Eli Farës.

Pa lënë pas edhe këngëtarë të tjerë si vëllezërit Stefi, Sabri Fejzullahu e shumë të tjerë. Kjo edhe për faktin se herë pas here Juna vazhdon të ushtrojë pasionin e saj të madh për këngën në disa nga klabet më në zë në Tiranë.

Në vitin 2013 mediat shqiptare shkruan për një arrestim të një roje banke, që sipas tyre ishte babai i këngëtares, i cili nëpërmjet mashtrimeve të rreth 20 klientëve kishte përfituar 20 mijë euro. Sipas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë ai u gjykua me ‘arrest me burg’.