21 Shkurt 2017, 12:19

“Çmendet” këngëtarja e njohur, heq bluzën gjatë koncertit dhe u tregon gjoksin fansave

XING

“Çmendet” këngëtarja e njohur, heq bluzën

Artistet kanë gjetur forma nga më të ndryshmet për të provokuar adhuruesit e tyre. Foto nudo, deklarata ngacmuese në rrjetet sociale, zbulimi i detajeve nga jeta e tyre private, apo projekte të shoqëruara me video seksi. Megjithatë, atë që ka bërë së fundi këngëtarja e njohur suedese Tove Lo i ka lënë të gjithë pa fjalë. Teksa performonte një nga këngët e saj më të suksesshme në Boston, artistja e famshme ka bërë një veprim të denjë për një striptiste, duke ngritur bluzën ngadalë dhe duke i zbuluar gjoksin e zhveshur publikut.