21 Shkurt 2017, 10:54

Elia burgos vajzën e dashuruar me Princ Lekën!

XING

Një 25-vjeçare me nënshtetësi amerikane dhe maqedonase prej disa kohësh ushqente një dashuri platonike për Princ Lekën. Ajo përndiqte çiftin, i cili vetëm pak kohë më parë u martuan në një ceremoni madhështore, duke shkuar në çdo bar që ata frekuentonin, restorant dhe ambjente të tjera.

Ekstremi i vajzës, Fitore Bekteshi, ka shkuar deri atje sa ka hyrë në  oborrin e shtëpisë së tyre duke bërtitur: “Do e përcjell Elia Zaharian”.

Pas akumulimit të disa ngjarjeve, aktorja Zaharia ka denoncuar vajzën në polici ku autoritetet e kanë hetuar në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ dhe me akuzën e ‘përndjekjes’. E reja e ka pranuar atë duke thënë për Princin: “Doja ta shihja Lekën, pasi ai për mua ishte një diell më tepër, dielli vet”, vendim gjykate i bërë publik nga ‘Panorama’.

Por pavarsisht kësaj, 25-vjeçarja ka injoruar akuzën dhe është shfaqur edhe në ceremoninë e dasmës së çiftit.  

Më 16 Shkurt 2017, dosja e saj është mbyllur duke u dënuar me 6 muaj heqje lirie.