21 Shkurt 2017, 10:18

Rriten temperaturat, kushtet e motit për këtë javë.

XING

Rriten temperaturat, kushtet e motit për këtë javë.

Deri ditën e premte, moti i qëndrueshëm do të jetë prezent në vendin tonë duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese por herë pas here do të ketë kalime vranësirash të lehta.

Dita e premte dhe ajo e shtunë do të jenë me vranësira dhe shira, ndërsa e diela do të risjellë kthjellimet në territor sipas MeteoAlb.

Temperaturat si dje, ashtu edhe sot do të jenë të pandryshueshme tipike të dimrit, por nga nesër dhe në vijim do të ketë rritje të ndjeshme në të dy vlerat ekstreme duke bërë që termometri të premten të ngjitet mbi 20 Gradë Celcius.