20 Shkurt 2017, 22:58

Arjan Çani vë në siklet Shpat Kasapin: Është apo jo gey këngëtari?

XING

Arjan Çani vë në siklet Shpat Kasapin: Është apo jo

Ka pasur një lidhje të gjatë me Afërdita Dreshajn, megjithatë hera herës ka pasur thashetheme në lidhje me seksualitetin e Shpat Kasapit. Por, duket se kjo çështje e komplekson këngëtarin, i cili është vënë jo pak në siklet pas performancës së tij në natën e parë të “Your Face Sounds Familiar”. Shpati është ngjitur në skenë me një këngë të Ricky Martin. Por me njëherë më pas ka komentuar Arian Çani, i cili e ka bërë situatën edhe më konfuze. Ai ka pyetur Shpatin nëse Ricky Martin është apo jo gey.  

Shpati e pohoi duke thënë se artistin e famshëm nuk e ka parë kurrë me femra. Megjithatë situata u ngatërrua aq shumë, saqë Kasapi nuk po kuptonte nëse drejtuesi i “Zonë e Lirë” po fliste për të, apo për Ricky Martin. “Unë nuk kam lidhje me meshkujt. Mua më pëlqejnë femrat””, ka thënë Shpati, kur u ndërpre nga Çani, që theksoi se po fliste gjatë gjithë kohës për Ricky Martin.