20 Shkurt 2017, 21:25

KONFIRMOHET, BES KALLAKUN E HUMBËM PËRGJITHMONË

XING

KONFIRMOHET, BES KALLAKUN E HUMBËM PËRGJITHMONË

Dikur e shihte nga ekrani i televizorit, frymëzohej të prodhonte skeçe të ngjashme nga formati i njohur italian i humorit, “Zelig”, duke ëndërruar se një ditë do të bëhej pjesë e tij. Pas eksperiencës 14-vjeçare në “Portokalli”, fazën e parë, aktori i humorit Bes Kallaku e ka kaluar duke prekur skenën e laboratorit “Zelig”.

“Mendova të provoja diçka jashtë kufijve të Shqipërisë. Ne gjithmonë jemi nisur nga ‘Zelig’. Duke parë ‘Zelig’, edhe “Portokalli” vet ka marrë formatin e tij, ndaj mendova ‘Po provoj Zeligun!’. Dy shfaqjet e para është sikur kam dalë për herë të parë në skenë, sepse është publik i ri, publik i huaj, e ti thua ‘ore si do më presin?’ Është njësoj si një shfaqje e parë, sepse janë të gjithë italianë. Nuk e kam problem gjuhën, por probem kisha ‘A do më mirëpresin? A e njohin këtë personazh? A do qeshin me të?”, thotë aktori i “Portokallisë”, Bes Kallaku.

E në fakt, personazhi i “Skifterit” i ka bërë italianët të qeshin.

“Personazhi me të cilin unë kam shkuar dhe kam fituar audicionin është personazhi i Skifterit në ‘Portokalli’. Më mungojnë parukja, vetullat dhe pinceta, sepse kur shkova dhe u thashë që ky është personazhi im, më thanë ‘Hiqi këto’. U thashë ‘Po ky është laçjan’, ndërsa ata m’u përgjigjën se askush nuk i njeh laçjanët në Itali se si janë, je shqiptar, je shumë mirë”, rrëfen më tej Bes Kallaku.

Nëse fama e “Skifterit” dhe humorit shqiptar do të mbërrijë në fazën finale, do të duhet të presim deri në muajin nëntor, kur edhe nis transmetimi i “Zelig” në “Canale 5”./Top Channel/