20 Shkurt 2017, 21:00

E njihni dot Beatrix Ramosajn?

XING

Sezoni i ri i “Your face sounds familiar” ka sjellë në ekran edhe këngëtaren e re Beatrix Ramosaj.

Ajo ka performuar në skenë si Britney Spears hitin “Gimme More” duke u prezantuar para publikut në një formë që nuk e kishim parë asnjëherë.

Bjonde, me një kostum minimalist, shumë larg imazhit të vajzës së rezervuar që ishim mësuar ta shihnim në stil performance dhe veshjeje, Beatrix Ramosaj vështirë se mund të njihej sonte.

Ky ndryshim i saj mori një vlerësim pozitiv nga juria e spektaklit.