20 Shkurt 2017, 18:48

Armina Mevlani ka pësuar një aksident

XING

Armina Mevlani ka anulluar papritur çdo aktivitet të modës për ditët në vijim.

Modelja dhe blogerja ka bërë të ditur se për shkak të një incidenti nga i cili ka ndrydhur kyçin e këmbës, është e detyruar të mos ndjekë evenimentet në të cilat është ftuar.

Por, çdo e keqe e ka një të mirë. Mevlani ka parë anën pozitive të kësaj ngjarjeje, falë së cilës mund të pushojë pak. “ Nuk do të marr dot pjesë në Fashion Week, por të paktën do të pushojë“, shkruan ajo në postimin tjetër.

I urojmë blogeres, shërim të shpejtë.