20 Shkurt 2017, 16:54

Agon Amiga i penduar, dedikim bashkëshortes?

XING

Reperi Agon Amiga prej disa kohësh është ndarë nga ish-bashkëshortja e tij Egzona Syla, arsye për të cilën u përfol se ishte edhe një tradhëti me këngëtaren dhe modelen Afërdita Dreshaj. Kjo e fundit u mohua nga modelja, por reperi gjatë një interviste të asaj kohe deklaroi se ajo i shkatërroi familjen dhe lidhja mes tyre kishte ekzistuar vërtet.

Amiga së fundmi ka publikuar një këngë të titulluar ‘S’ka faj’, të cilën nëse e dëgjojmë me vëmëndje mund të jetë një dedikim ndaj Egzona Sylajt duke nshfaqur pendesën e tij.

“Ska mo rrena,ska mo as femna ,Ti qe pi beson as une nuk fajsoj, Krejt kto lajme krejt tjera rrena,Ti qe pi beson as une nuk fajsoj, Ti pe di per ty e daj boten en dy, Veç mos em thuj u kry, As nuk pot thom me mu kthy, Thjesht un po du mu kon me ty,” janë disa nga fjalët.

Artisti mund të jetë frymëzuar pikërisht nga ndarja me ish-bashkëshorten duke qënë se edhe tekstin e ka shkruajtur vet ai.