20 Shkurt 2017, 12:44

Enca i kap “mat” duke folur pas shpinës së saj: E dëgjova çfarë thatë për mua

XING

Sherri mes Enca Haxhisë dhe mikut të saj të labelit OTR Noizy duket se i ka kaluar kufijtë. Këngëtarja është tashmë një nga emrat më të komentuar të momentit, madje për të diskutohet kudo, në kafe, në rrugë, në shkollë, në zyra, madje edhe në aeroport. Enca ka kapur së fundi “mat” disa persona duke folur për të, teksa kthehej nga Oslo.

Këngëtarja ka treguar për këtë çast në rrjetet sociale, ndërsa shkruan se, “E di që nuk e keni idenë se unë isha këtu, por ju dëgjova. Interesante!”. Më pas, foton me këtë tekst këngëtarja e njohur e ka postuar në “Snapchat”.