20 Shkurt 2017, 11:03

Degjeneron intervista me Xhesika Ndojin, reagimi i papritur i këngëtares...

XING

Degjeneron intervista me Xhesika Ndojin, reagimi i papritur i

Një këngëtare shqiptare ka kaluar një situatë mjaft të pakëndshme, teksa ishte e ftuar në një emision në Kosovë. Po flasim për këngëtaren Xhesika Ndoja, e cila ishte një nga të ftuarat në emisionin "n'Kosovë Shoë" të Shpëtim Deskut. Sapo është ulur në studio Xhesika i ka thënë moderatorit se ka ftohtë dhe ka afruar duart tek goja për t'i ngrohur me frymëmarrjen e saj.

Moderatori e ka ngacmuar, duke i thënë se si e ka bërë fëmijën, kur nuk ka qenë e martuar. Xhesika ka treguar se  është e pashkolluar, teksa ka thënë se me personin që është sot babai i vajzës së saj është lidhur në moshë të vogël, ndaj e ka lënë përgjysmë gjimnazin.

"E kam bërë për qejfin tim" ka thënë Xhesika, duke i kërkuar prezantuesit që të mos e pyesë më në lidhje me vajzën.

Sa i takon "pirsing" që këngëtarja ka në hundë, Xhesika është shprehur, "Kam 12 vite që e kam vënë dhe vrima është ashtu siç është zhvirgjëruar para disa viteve".

Ndërsa për puthjet me femrat, ajo ka thënë se ka puthur dhe Kallashin dhe këtë e ka bërë tek “Zonë e Lirë” për spektakël dhe se nuk është lesbike, madje këtë e vërteton fakti që është nënë.

Në momentin që prezantuesi i kërkon që të këndojë "live", Xhesika refuzon, duke u justifikuar se sapo ka zbardhur dhëmbët, ndaj nuk mundet që të këndojë. Por, moderatori ka insistuar duke i thënë se edhe me një dhëmbë të ishte, prapë do të këndonte.

Prezantuesi i emisionit "n'Kosovë Shoë", Shpëtim Desku, ka vazhduar lojën me Xhesikan, duke i thënë asaj se emisioni mbaroi, ndërsa ishin ende në transmetim. Në atë moment, Xhesika është ngritur dhe ka nisur ta shajë prezantuesin për pyetjet e pakëndshme.

"Faleminderit për shakatë e tepërta që bërë, disa gjëra që u bënë këtu duhet të hiqen", ka thënë në fund këngëtarja, ndërsa moderatori i ka uruar që të ngrohet kudo që të shkojë, pasi kaq ishin mundësitë e studios.