20 Shkurt 2017, 00:02

Njerëzit qajnë për ndarjen e Noizyt me Encën, VIDEO

XING

Njerëzit qajnë për ndarjen e Noizyt me Encën, VIDEO

Mund t’ju duket absurde, por ka nga ata që kanë qarë vërtetë për ndarjen e Noizyt dhe Encës. Dy këngëtarët u përfshinë gjatë kësaj jave në një “konflikt”, duke fyer dhe akuzuar njëri-tjetrin publikisht. Dhe fansat e tyre me siguri nuk e kanë pëlqyer këtë fakt. Por, në Korenë e Veriut njerëzit kanë shpërthyer në lot, madje duhet të kenë shpallur edhe një ditë kombëtare zie.

Duke nisur që nga spikerja që dha lajmin, e për të vazhduar tek të tjerë më radhë, njerëzit në shtetin komunist e kanë përjetuar si një tragjedi të kobshme ndarjen e dy artistëve.  Videoja e montuar me humor në Xing me Ermalin tregon një panoramë më të qartë të “histerisë në masë”.