Bes Kallaku rrëfehet për jetën si burrë i martuar dhe do t’ju shkrijë së qeshuri

Xing

E Enjte 12 Tetor 2017, 19:07 / Kategoria Showbiz shqiptar

Çifti Xhensila Myrtezaj-Besart Kallaku kanë qenë padyshim kryefjala e verës që lamë pas, duke filluar që nga festa e beqarisë së Xhensilës, dasmave  të shumëpërfolura, muajit të mjaltit etj. Dhe tani që dyshja ka rënë disi në qetësi, të gjithë me siguri mezi po presin të dinë se si është jeta tani që ata janë zyrtarisht burrë e grua.

Gjithçka në lidhje me këtë çështje si dhe të pathënat nga dasma, Besart Kallaku do t’i zbulojë mbrëmjen e së shtunës në emisionin ‘Xing me Ermalin’, në një rrëfim ekskluziv që s’kishte si të ishte ndryshe përveçse super komik.

Aktori i famshëm i humorit gjithashtu është bërë pjesë e disa lojrave argëtuese në studion e emisionit, ku do të ketë edhe një të ftuar special që do të surprizojë publikun. ‘Xing me Ermalin’ transmetohet të shtunën në televizionin ‘Klan’, në orën 21:00.

Këshilla për Marketingun
.