Vdes papritur aktorja e njohur. I shoqi prek me fjalët: Djali më pyet ku është mami

Xing

E Enjte 12 Tetor 2017, 18:06 / Kategoria Showbiz nga Bota

Ish "Miss Wales" dhe aktorja e filmave të njohur "Coronation Street" dhe "Cold feet", Melanie Hughes ka ndërruar jetë papritur në moshën 39-vjeçare.

"Mel ishte shumë e dashur dhe e sjellshme. Ajo ja kushtonte kohën të gjithëve. Jemi komplet të shkatërruar nga humbja e një shpirti të mrekullueshëm siç ishte Mel. Nuk do e harrojmë kurrë", tha bashkëshorti i saj, Rick Hughes.

"Djali 3 vjeç kërkon mamanë e tij. Ai pyet ku është mami", u shpreh ai.

Melanie fitoi "Miss Wales" në 1997. Më pas ajo iu përkushtua aktrimit me dy role në filmin "Coronation Street" dhe "Cold feet". Së fundmi ajo punonte në një kompani.

Aktorja u nda nga jeta papritur dhe ende nuk dihet shkaku. 

Këshilla për Marketingun
.