Aktori i njohur i telenovelave shokon mediat: Nxehet dhe i gjuan gazetarit live

Xing

E Enjte 12 Tetor 2017, 18:06 / Kategoria Showbiz shqiptar

Ai është një ndër aktorët më të suksesshëm, i njohur nga telenovela 'Gaviota' apo 'Dashuri të vërteta'. Eduardo Yanez ka shokuar së fundmi me veprimin e tij para kamerave.

Teksa gazetari i "El Gordo y la flaca" po e pyeste për marrëdhënien me të birin, aktori u nxeh.

"Pse djali juaj pasi përplasi makinën kërkoi para online dhe nuk kërkoi ndihmën tuaj?", ishte pyetja e gazetarit.

"Nëse je kaq i shqetësuar për djalin tim, dërgoja ti paratë dhe fol me të", iu përgjigj aktori.

Gazetari insistoi dhe i tha se është detyra e tij ta pyesë pasi njerëzit janë kuriozë.

"Gjepura, kështu thoni gjithmonë për t'i bërë njerëzit të dëgjojnë gjëra që atyre s'u interesojnë fare", ja ktheu Eduardo Yanez.

Pasi gazetari insistoi përsëri, aktori filloi ta ofendonte dhe në fund i gjuajti me shpullë, ç'ka bëri të gjithë njerëzit të kthejnë kokat.

"Latintimes", shkruan se gazetari do të ngrejë një ankesë për sulmin nga aktori./Xing.al

Këshilla për Marketingun
.