Burri akuzon gruan në emision: Punon në lokale nate në Zvicër/ Ja ç’i thotë ajo

Xing

E Enjte 12 Tetor 2017, 16:04 / Kategoria Sociale

Dy ish-bashkëshortë janë konfliktuar gjatë ditës së sotme në emisionin ‘Me zemër të hapur’, për shkak të kujdestarisë së vajzës 7-vjeçare që ata kanë pasur nga martesa së bashku. Në studion e emisionit është paraqitur Mariglen Greca nga fshati Baldushk i Tiranës, i cili pretendon se ish-bashkëshortja e tij Flutura punon në lokale nate në Zvicër dhe nuk kujdeset siç duhet për vajzën e tyre.

Pas divorcit të tyre në vitin 2016, gjykata i ka lënë kujdestarinë nënës, ndërsa babait detyrimin të paguajë 60 mijë lekë të vjetra në muaj dhe ta takojë çdo të diel nga katër orë. Por Marigleni pretendon se Flutura nuk e lë që ta takojë vajzën dhe sipas tij, madje ajo ka ushtruar dhe dhunë psikologjike dhe e ka kërcënuar që ai t’i japë firmën, në mënyrë që ajo ta marrë jashtë Shqipërisë vajzën. Ndërsa tani, ata ndodhen në proces gjyqësor pasi Flutura ka kërkuar që atij t’i hiqet tërësisht kujdestaria e së bijës.

Këtë problem Marigleni e ka ngritur në studion e ‘Me zemër të hapur’, ku ka komunikuar në një lidhje telefonike me ish-bashkëshorten e tij e cila mohon akuzat. Dipas saj, ka qenë Marigleni ai që e ka futur në borxhe për shkak të vesit të tij të bixhozit.

‘Arsyet e divorcit janë mashtrimet dhe borxhet deri në fyt. Fëmijën e le pa bukë. Borxhet janë marrë vetëm për bixhoz. Ua ka marrë pensionistëve duke i thënë i dua për vajzën, po i çonte në bixhoz. Nuk donte t’ia dinte për gruan e vajzën a kanë bukë në shtëpi për të ngrënë. Nuk e di me çfarë fytyre del ai aty. Çfarë ka kontribuuar ai për fëmijën. Nuk ka pyetur njëherë a ka për të ngrënë vajza, a ka pas rroba, a ka pas libra, a është sëmurë.’- u shpreh Flutura. Burimi: Balkanweb

Këshilla për Marketingun
.