Prej vitesh e martuar: Moderatorja shqiptare i habit të gjithë me ndryshimin e statusit në Fb

Xing

E Enjte 12 Tetor 2017, 16:04 / Kategoria Showbiz shqiptar

Në Facebook tashmë pasqyrojmë çdo të dhënë tonën duke përfshirë edhe lidhjet, martesat apo ndarjet. Mirëpo ajo që sot i ka habitur të gjithë me ndryshimin e statusit në Facebook ka qenë këngëtarja e hitit "Amin" dhe moderatorja Julka Gramo.

Pak orë më parë ajo ka ndryshuar statusin nga "në një lidhje", në "e martuar", ç'ka ka bërë që të gjithë ta urojnë për martesën edhe pse Julka ka vite e martuar me Andi Islami.

Më vonë moderatorja ka reaguar me anë të një postimi ku shkruan se nuk është martuar sot, por vetëm sot vendosi ta ndryshojë statusin në Facebook.

"Nuk jam martuar sot. Hahahahhaha.. Thjesht pashe se isha ende "In a relationship" me tim shoq dhe thashe t'a ndryshoja. Hahahhahahaha. Mos u lodhni me urimet", shkruan Julka.

Këshilla për Marketingun
.