Lajmi i tmerrshëm për fansat e ‘Ertugrul’: Ja çfarë ndodh në sezonin e ardhshëm

Xing

E Mërkurë 11 Tetor 2017, 17:05 / Kategoria Showbiz nga Bota

Seriali rekordthyes ‘Ertugrul’ prej më shumë se një viti la gozhduar para ekranit publikun shqiptar që ndjek seri pas serie zhvillimet në telenovelën e famshme historike.

Mbrëmjen e së mërkurës, në televizionin ‘Klan’ do të transmetohet dhe seria e fundit e sezonit të tretë të serialit, ku personazhi kryesor plagoset. Mirëpo, në mediat turke ka nisur të qarkullojë traileri i sezonit të katërt të ‘Ertugrul’ dhe mesa kuptohet nga imazhet e para, do të sjellë dhe vdekjen e heroit të serialit, të luajtur nga aktori Engin Altan Düzyatan.

Mesa duket Düzyatan nuk do të jetë pjesë e sezonit të ri të serialit, gjë që me siguri do të trishtojë fansat e tij. Megjithatë ky lajm ende nuk është konfirmuar nga  produksioni dhe pritet të zbulohet me nisjen e sezonit të ri. Ndiqni trailerin.

Këshilla për Marketingun
.