Dashuria bën mrekulli: Çifti i famshëm shqiptar konfirmon ribashkimin

Xing

E Mërkurë 11 Tetor 2017, 17:05 / Kategoria Showbiz shqiptar

Vetëm pak kohë më parë ata i dhanë fund lidhjes së tyre duke zhdukur çdo foto krah njëri-tjetrit nga rrjetet sociale e madje edhe duke ndaluar së ndjekuri njëri-tjetrin në Instagram.

Mirëpo, pas deklaratës së vëllait të Loredana Zefit se ajo dhe reperi Mozzik janë sërish bashkë, çifti i njohur më në fund e ka konfirmuar vetë një gjë të tillë.

Ata kanë udhëtuar së bashku drejt Zvicrës ku po shijojnë disa ditë të bukura pushimi dhe varësja që Mozzik mban në qafë, i vë kapakun spekulimeve.

Reperi ka një varëse me emrin e tij dhe një me emrin e Lordanës, vajzës që i ka rrëmbyer atij zemrën prej disa kohësh.

Këshilla për Marketingun
.