19 Shkurt 2017, 18:02

Pas ndarjes me Noizyn, kush po e llaston Enca Haxhian?

XING

Edhe pse tashmë ka një kontratë me një studio prestigjioze dhe pritet një sukses ndërkombëtar, konfklikti i Encës me Noizyn me gjasa nuk ka qenë shumë i këndshëm për këngëtaren. Megjithatë, Enca duket se po bën më të mirën për ta kaluar këtë periudhë.

Këngëtarja ka qenë një ditë më parë në Oslo, ku ka marrë pjesë në një koncert, por mëngjesi i ditës së sotme ka qenë sa surprizues, aq edhe romantik për të. Menjëherë sapo është zgjuar, Encës i ka ardhur ushqimi në shtrat. Por kush po e llaston kaq shumë këngëtaren?! Se cili ka qenë shoqëruesi i saj nuk e dimë, por ajo që mund të themi me siguri është fakti se Enca e ka shijuar shumë mëngjesin e saj të bollshëm.