Njihuni me faturinon shqiptare më sexy që keni parë ndonjëherë

Xing

E Hënë 9 Tetor 2017, 12:12 / Kategoria Showbiz shqiptar

Jemi mësuar që në autobusë zakonisht të na presin biletat burra ose djem të rinj, të veshur me unifromën identifikuese të faturinove. Por së fundmi këtë rol, me humor sigurisht, e ka marrë edhe një nga prezantueset më sharmante të ekraneve shqiptare.

Ajo është prezantuesja Liberta Spahiu, e cila ka publikuar në Instagram një foto ku ka bëri ironi me veten pë shkak të çantës që ka vënë në brez, e ngjashme me atë të faturinove. Këtë foto Liberta e ka shoqëruar me mbishkrimin: ‘M’fal e keni ble biletën e autobusit?’.

Duket se është një foto e bërë për shaka, por Liberta si gjithmonë ngjan kaq sharmante. Liberta Spahiu është prezantuese e emisionit ‘Prive’ i cili transmetohet në Klan Kosova.

Ajo u bë e njohur fillimisht si modele, dhe në vitin 2009 filloi të shfaqej në ekran si moderatore.

Këshilla për Marketingun
.