18 Shkurt 2017, 22:02

Këngëtarja: Dua një burrë shqiptar, këto janë kriteret

XING

Këngëtarja: Dua një burrë shqiptar, këto janë

E rritur në Britaninë e Madhe, Baby G tregon se është një shqiptare e vërtetë. Madje, për të treguar patriotizmin e saj, këngëtarja e re ka bërë tatuazh shqiponjën pas veshit të saj të majtë. Por Beby G ka treguar se edhe preferencat e saj për meshkujt janë të tilla. E pyetur nga Ermal Mamaqi në “Xing me Ermalin” nëse e donte burrin shqiptar, këngëtarja është shprehur, “Po, e dua shqiptar, por tani nuk ka asnjë listë”. Në lidhje me kriteret, këngëtarja ka thënë se e do “si burrë”. Baby G ka treguar edhe një tjetër sekret. Ajo ka thënë se emri i saj i vërtetë është Gordana Kingji.