Bes Kallaku jep lajmin fantastik që të gjithë po prisnin

Xing

E Enjte 5 Tetor 2017, 15:03 / Kategoria Showbiz shqiptar

Që prej martesës së tyre gati një muaj më parë, çifti Xhensila Myrtezaj-Besart Kallaku kanë qenë një prej çifteve më të përfolura të momentit në mediat online dhe në rrjetet sociale. Mirëpo krahas tyre, një tjetër anëtare e familjes Kallaku gjithashtu ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve dhe bëhet fjalë për Ijen, gjyshen e famshme të aktorit të humorit.

Ija është shndërruar dalëngadalë në një prej personazheve më simpatikë falë postimeve të Besit dhe duket se tashmë do të kemi mundësi ta njohim edhe më mirë. ‘Do hapi Ija Instagram!’-ka shkruar aktori në foto ku shihet përkrah Ijes, duke pozuar për një foto.

Një gjë e tillë është mirëpritur nga ndjekësit e Besit të cilët kanë shprehur komente të shumta pozitive për këtë çështje. Të jetë e vërtetë vallë, apo thjesht një shaka e aktorit?

 

2 dashni. #skifterjazemres @ijaime @xhensilamyrtezaj

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on

Këshilla për Marketingun
.