18 Shkurt 2017, 11:42

Gaz Paja vdes për Edi Ramën, nxehen fansat

XING

Gaz Paja vdes për Edi Ramën, nxehen fansat

Gazmend Paja, kohët e fundit ka qënë në qëndër të vëmëndjes për përplasjet me gazetaret e kulturës, por së fundmi edhe për lidhjet e tij me politikën, madje një foto e publikuar me kryeministrin Edi Rama ka nxehur shumë fansa të tij.

I ftuar në ‘Pasdite në Top Channel’, për këtë çështje e jo vetëm ai ka thënë: “Unë nuk jam i angazhuar në asnjë forcë politike. Pjesëmarrja ime në FRESH ishte një ftesë nga PS-ja si trajner estetik. Roli im nuk ishte t'i trajnoja politikisht, pasi nuk di, por nga ana estetike, si të sillen, si të flasin, si të qëndrojnë e si të vishen.”

I pyetur specifikisht për miqësinë me Edi Ramën, një foto me të cilin ka nxehur shumë fansat Gazmend Paja ka shtuar: “Kryeministri para se të jetë kryeministër është artist dhe sigurisht që unë do të kem miqësi me një artist. Të lexohet si të dojë kjo foto e imja me Ramën. Është i çmendur dhe mua më pëlqen çmenduria e tij. Një i çmendur i tillë mund të rregullojë gjithë lleqet që kanë ndodhur në Shqipëri. Ai po punon, nëse devijon do të marrë atë që meriton, por shpresoj që kjo të mos ndodh. Njerëzit që punojnë unë do t’i mbështes.”