18 Shkurt 2017, 10:59

Kendall Jenner përshëndet shqiptarët

XING

Kendall Jenner përshëndet shqiptarët

Ludo Le është një emër i njohur në Hollywood pasi ai kujdeset për pamjen e shumë personaliteteve të njohur. Në 9-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ai ka gjetur rastin të përshëndesë shqiptarët sëbashku me Kendall Jenner, supermodelja e Victoria's Secret dhe pjesë e familjes së famshme Kardashian-Jenner.

Modelja dhe ai kanë uruar Kosovën dhe Zvicrën në këtë ditë speciale, por kohë më parë edhe Kim Kardashian, motra e Kendall ka uruar shqiptarët po ashtu sëbashku me mikun e saj shqiptar Mario Dedianovic.