17 Shkurt 2017, 22:50

Kastro Zizo deputet i Korçës?! Ja propozimi që ka marrë artisti

XING

Kastro Zizo deputet i Korçës?! Ja propozimi që ka marrë

Prej vitesh tashmë Kastro Zizo ka folur për dëshirën e tij për tu përfshirë në politikë. E në fakt, këngëtari është anëtar i partisë LSI. Por a synon Kastro mandatin e një deputeti në zgjedhjet e ardhshme? I pyetur për këtë në “Zonë e Lirë”, Kastro tregon se një politikan i ka thënë, “Ti të merr më qaf, je i detyruar që të të vrasësh të nesërmen, sepse je shumë i drejtë”. “Nuk do vdes si pasojë e politikës”, ka thënë më tej artisti. Edhe pse kemi dëgjuar shpesh nga Kastro se do kandidojë për deputet, ai ka shpjeguar pse nuk e ka bërë deri tani, duke zbuluar kështu edhe një propozim që ka marrë disa vite më parë. “Nuk kam bërë gjë konkrete, çdo gjë është me kohë. Në 2009 kam pasur një propozim për Korçën. Çdo gjë është me moshë, Krerët nuk të besojnë kur abuzon me alkoolin”, ka përfunduar këngëtari.