17 Shkurt 2017, 13:45

Spikerja e lajmeve vë në lojë kolegët: “Herën e parë rezistova, të dytën jo!”

XING

 

Në dy strisha të titujve gjendej fjala ‘begraund’ e cila në fakt është fjalë e huaj angleze që do të thotë bagazh gjë që mesa duket spikerja nuk dëshiron ta aplikojë.

E para ka qënë: “Policia: Personat e arrestuar me begraund kriminal”, për të cilin spikerja nuk ka reaguar por e ka lexuar siç ja kishin ‘servirur’ kolegët.

E dyta e cila ka shkaktuar reagimin e Erjona Rusit ka qënë fraza: “Samarxhi: jemi komb me një begraund të pasur”. Ajo ka ironizuar duke thënë se kështu pasurojmë shqipen por edhe inglishten.

E vetëdijshme se kolegët mund të inatoseshin ajo ka nxituar të shtonte: “E di që do të inatosen kolegët, por herën e parë rezistova, të dytën jo”.