18 Shtator 2017, 09:31

Tragjedi: Vogëlushja 1-vjeçare shqiptare masakrohet për vdekje nga qentë

XING

Tragjedi: Vogëlushja 1-vjeçare shqiptare masakrohet për vdekje

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Brescia të Italisë gjatë së dielës, ku një vajzë 1-vjeçare me origjinë shqiptare është masakruar për vdekje nga dy qen të racës pitbull, teksa ndodhej në shtëpinë e saj.

Vajza e një emigranti shqiptar, Victoria, ndodhej vetëm me gjyshin e saj në shtëpi kur kishte dalë në oborr për të luajtur me qentë, të cilët e kanë sulmuar papritur duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse në kokë. E kotë ka qenë edhe tentativa e gjyshit të saj nga nëna për t’i ardhur në ndihmë, pasi edhe ai vetë është sulmuar nga qentë.

Tragjedi: Vogëlushja 1-vjeçare shqiptare masakrohet për vdekje

Nëna e vogëlushes, një 22-vjeçare italiane, nuk ndodhej në shtëpi në momentin e tragjedisë ndërsa i ati i vajzës, punonte në Gjermani pasi kishte humbur punën në Itali. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilëve u është dashur të qëllojnë për vdekje qentë pasi ata nuk i lejonin të hynin në oborr. Gjyshi i vajzës është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në spital ndodhet edhe nëna e 1-vjeçares e cila ka pësuar një tronditje të thellë psikologjike pasi mbërriti në shtëpi pak pas policisë.

‘Vetëm i ati i vajzës dinte si t’i mbante dy qentë.’-tregojnë fqinjët e familjes, ndërsa shtojnë se dy qentë kanë sulmuar edhe qen të tjerë në qytet. Prokuroria e Brescia-s ka hapur një hetim për vrasje dhe prokurorja e ngarkuar me çështjen, po shqyrton pozicionin e gjyshit të 1-vjeçares në ngjarje. Burimi: La Stampa

Tragjedi: Vogëlushja 1-vjeçare shqiptare masakrohet për vdekje

Tragjedi: Vogëlushja 1-vjeçare shqiptare masakrohet për vdekje