17 Shkurt 2017, 12:17

Këtë përvjetor Kosova nuk është më njësoj! Ja ndryshimi rrënjësor

XING

Instalacioni ‘Newborn’ është bërë tashmë një simbol për Kosovën që nga shpallja e pavarsisë së saj 9 vite më parë.

Ai është përdorur për të përcjellë mesazhe të fuqishme ndër vite nëpërmjet mënyrave se si ngjyrosej apo instalohej. Kujtojmë vitin e kaluar kur ‘Newborn’ u lye me ngjyrë blu si qielli dhe u rrethua me tela me gjemba si një simbol për mosliberalizimin e vizave për shtetasit kosovar.

Këtë vit ‘Newborn’ vjen totalisht ndryshe. Ai do të shndërrohet në ‘NOWALLS’(Jo mureve ose pa mure) sërish duke transmetuar një mesazh të fuqishëm  atë të murit të shumëpërfolur të ndërtuar në Mitrovicë.

Kjo çështje ëshët edhe globale pasi presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka deklaruar se mund të ndërtojë një murë në kufi me Meksikën, gjë e cila ka shkaktuar mjjaft polemika në të gjithë botën.