16 Shkurt 2017, 18:02

Rike Roçi kokë më kokë me një nga femrat më të famshme të huaja!

XING

Rike Roçi është rikthyer edhe njëherë në vëmëndjen e mediave të huaja.

Të gjithë e mbajmë mend kur modelja ‘theu’ internetin bashkë më shoqen e saj kur u fotografuan në stadium dhe u shpallën si tifozet më sexy. Portalet nuk ndaluan së shkruari për to për ditë me rradhë.

Këtë rradhë Rike Roçi është vënë nga mediat italiane përballë Pilar Rubio, e cila është një nga përfaqësueset më të famshme të bukurisë spanjolle. Ajo bën tifo për Real Madridin pasi është bashkëshortja e njërit prej lojtarëve, ndërsa e jona Rike Roçi për Napolin.

“Cila është tifozja më seksi?”, ngrenë si pyetje mediat italiane.