16 Shkurt 2017, 13:39

Kaq shumë drogë bashkë nuk keni parë ndonjëherë, u gjet në Vlorë, ja kush e kishte

XING

Kaq shumë drogë bashkë nuk keni parë ndonjëherë, u

Policia e Vlorës ka sekuestruar mbi 1 ton drogë të fshehur, si dhe ka arrestuar 1 person. Në sajë të operacionit të koduar “Underground”, antidroga e këtij qyteti zbuloi një sasi prej 1 ton e 255 kg lëndë narkotike të fshehur në fshatin Peshkëpi, si dhe ka vënë në pranga shtetasin Ilirjan Borakaj, 55-vjeç, si posedues të lëndës narkotike.

Lënda narkotike është gjetur poshtë banesës së Borakajt, në disa tunele të hapura posaçërisht për të fshehur drogën, e cila bëhej gati për t’u transportuar në Itali. Droga ka qenë e mbështjellë me qese plastmasi dhe natriban. Në kërkim është shpallur edhe Jetmir Borakaj, vëllai i të arrestuarit, si dhe policia po punon për të zbuluar bashkëpunëtorë të tjerë të vëllezërve.