16 Shkurt 2017, 13:26

Blindohet spitali në Tiranë nga “gangsterët” që tmerruan Shqipërinë

XING

Sot ka qenë dita e vizitës në spital të dy prej “gangsterëve” më të famshëm të kryeqytetit. Në orën 12:00 është vizituar në spital Emiljano Shullazi, pak momente para se të shkonte në seancën e gjyqit të paracaktuar.

Shullazi mësohet se ka shkuar në spital, pasi ka bërë një operacion disa ditë më parë dhe e ka pasur të nevojshëm një kontroll. Jashtë mjediseve të spitalit privat kanë shkuar forca të shumta policie për të kontrolluar çdo lëvizje, nën një kontroll të rreptë.

Por Shullazi nuk ka qenë i vetmi “i fortë” që është vizituar në spital, pasi në të njëjtin spital privat është vizituar edhe Gjergji Cukali, i njohur edhe si i forti i “Myslym Shyrit”, i cili u arrestua vitin që kaloi si kreu i një bande që shpërndante kokainë në kryeqytet. Për Cukalin ende nuk dihet arsyeja e vizitës.