16 Shkurt 2017, 13:16

Arratiset reperi nga Kosova, zbulohet arsyeja

XING

Reperi i grupit Babastars, Onat, është arratisur nga Kosova pak ditë më parë. E me gjasë jeni duke menduar se çfarë ka ndodhur me reperin që e detyroi të largohet...

Por, nuk bëhet fjalë për ndonjë hakmarrje, apo për ndonjë konflikt, motivi i tij ka qenë dashuria. Onat zgjodhi që Shën Valentinin ta kalojë në Paris, në qytetin e dashurisë. Ai ndodhet prej disa ditësh atje me të dashurën, me të cilën ka publikuar edhe një fotografi nga kulla Eiffel.

“Le të xhelozojnë”, -shkruan reperi përkrah fotos. Ndryshe nga të tjerët, që zgjodhën dhuratat, apo lulet për Shën Valentin, Onat ka menduar këtë udhëtim në Paris, i cili duket se po i shkon shumë mirë.