16 Shkurt 2017, 12:49

E dini që Marina dhe Luana Vjollca kanë një motër që është më seksi se ato? Ja fotot

XING

Marina dhe Luana Vjollca janë padyshim dy nga vajzat më të bukura të ekranit shqiptar, por jo të vetmet në familjen e tyre. Dy bukuroshet kanë edhe një motër më të vogël, e cila është edhe më seksi se ato.

Ajo quhet Marseda dhe ditën e djeshme ka festuar ditëlindjen. Marina dhe Luana e kanë uruar nëpërmjet statuseve në rrjetet sociale, teksa kanë publikuar edhe fotot ku Marseda shfaqet mjaft joshëse.

“Më e bukura e motrave Vjollca”,-kështu e ka cilësuar Luana motrën e saj, ndërsa për Marinën ajo është “më e bukura në botë dhe motra më seksi”.