16 Shkurt 2017, 12:23

Incidenti i Blendi Fevziut përpara emisionit ka “gajasur” së qeshuri stafin e tij

XING

Blendi Fevziut i ka ndodhur një incident i pakëndshëm, pak përpara nisjes së emisionit. Gazetarit të njohur i duhet vazhdimisht të jetë seriozë përpara kamerave, megjithatë jashtë kamerave ai është një personazh vërtet sportiv.

Kështu, mbrëmjen e djeshme Fevziut i është dashur që të përvesh mëngët dhe të nxjerrë veten nga një situatë e vështirë.

Fevziut i është shqepur kopsa e kostumit, të cilën është dashur ta qepë vetë. Ky moment ka bërë të qeshë stafin e emisionit “Opinion”, por edhe adhuruesit e moderatorit e gazetarit të famshëm, i cili e ka publikuar momentin në rrjetet sociale.