15 Shkurt 2017, 23:13

Elvana Gjata dhe Era Istrefi në të njëjtin hotel, ja çfarë po ndodh

XING

Elvana Gjata dhe Era Istrefi janë aktualisht në Shtetet e Bashkuara. Dy këngëtaret shqiptare po qëndrojnë në të njëjtin hotel në Los Angeles. E ndërsa Elvana ishte e pranishme në ceremoninë e ndarjeve të çmimeve “Grammy”, nga ana tjetër Era po përgatitet për publikimin e këngës së saj të re. Por, dy bukuroshet shqiptare duket se po kalojnë shumë kohë së bashku. Sipas “Express”, dy këngëtaret po takohen çdo ditë.

“Elvana është në të njëjtin hotel me Erën, madje ato shihen për çdo ditë”, ka thënë një person i afërt i tyre. Tashmë të gjithë e dinë që Elvana është larguar nga labeli i Flori Mumajesit, ndërsa është fotografuar me producentë të njohur amerikanë. Ndoshta me Erën e lidh pikërisht ky fakt, nisja e një karriere ndërkombëtare.