15 Shkurt 2017, 22:26

Këtë që ka ndodhur Sinan Hoxha nuk e...

XING

Këtë që ka ndodhur këngëtari i njohur i muzikës popullore Sinan Hoxha nuk e kishte bërë kurrë më parë. Artisti, i njohur ka festuar ditën e të dashuruarve në Santorini, ashtu siç kishte thënë përpara se të nisej drejt ishullit aq shumë të njohur.

Kjo ditë duket se ka qenë shumë e veçantë për çiftin, i cili ka shijuar Shën Valentinin larg djalit të tyre. Megjithatë, në foton e fundit që partnerja e Sinanit, Andrra Destani ka postuar në rrjetet sociale, ata shihen duke u puthur. Deri këtu nuk ka asgjë për tu çuditur, përveç faktit se Sinani është treguar gjithmonë i rezervuar për momente të tilla intime.