7 Shtator 2017, 13:29

E frikshme: 9-vjeçarit i ndalon zemra nga një kafshatë ushqimi

XING

E frikshme: 9-vjeçarit i ndalon zemra nga një kafshatë ushqimi

Një incident i frikshëm që u duk se erdhi nga hiçi ka terrorizuar prindërit e një djali 9-vjeçar, të cilit i ndaloi zemra sapo i dha kafshatën e parë një hot dog-u. Ngjarja ndodhi në Turqi.

Djali nuk u mbyt, por kafshata e madhe që ai kishte bërë i kishte stimuluar nervin e quajtur ‘vagus’, që del nga truri dhe përshkon qafën, duke lidhur organet, përfshirë këtu zemrën. Një gjë e tilë shkaktoi një ritëm anormal të zemrës që e bëri atë të ndalonte.

Por ndërkohë që një arrest kardiak i tillë zakonisht shkakton vdekjen, ky nuk ka qenë rasti i 9-vjeçarit, të cilit iu dha menjëherë ndihma e parë dhe shpëtoi falë përdorimit të defribilatorit.

Rasti i vogëlushit është publikuar në revistën ‘Pediatrics’ dhe ekspertët thonë se bëhet fjalë për një sindromë të rralë të quajtur Brugada dhe që zakonisht diagnostikohet rreth moshës 42-vjeçare. Kjo sindromë, që zakonisht nuk ka simptoma, ka të bëjë me anomali elektrike që prekin zemrën.

Burimi: Cosmopolitan