14 Shkurt 2017, 20:11

Zbulohet ndarja e Robert Berishës dhe Nora Istrefit, këngëtari i kërkon falje publikisht

XING

Vitin e kaluar Robert Berisha dhe Nora Istrefi kanë qenë në qendër të vëmendjes për një krizë në martesën e tyre. Mediat shkruan se çifti ishte ndarë, pas tradhtive të shumta të Robertit, ndërsa u publikua edhe një vajzë e tij që kishte jashtë martese. Asokohe, dy këngëtarët heshtën për të gjitha këto thashetheme, derisa në fund të vitit Roberti i përgënjeshtroi të gjitha.

Por çfarë ka ndodhur realisht mes tyre dhe a kanë kaluar vërtetë një krizë të thellë në martesë?

Kënga e fundit e Robert Berishës na i jep të gjitha përgjigjet. Pikërisht sot, në ditën e të dashuruarve, Robert Berisha ka publikuar një këngë të re, që mban titullin “Të dua”. Por, teksti i këngës flet për gabimet e një mashkulli, i cili i kërkon me përgjërim falje të dashurës së tij.

Por nuk mbaron me kaq... Në tekstin e këngës, Roberti falenderon femrën, e cila ia ka dhuruar këtë falje, ndërsa thotë se, “Çdo ishte dashuria pa faljen tënde?”. Muzikanti i njohur nuk ka rrëfyer publikisht që kënga “Të dua” është një dedikim për Norën, por sipas adhuruesve të tyre, gjërat flasin vetë.