20 Gusht 2016, 18:30

Një tjetër nen i bukur për Lirinë e Shtypit

XING

Një tjetër nen i bukur për Lirinë e Shtypit

Me befasi të madhe mësohet se në nenin 6 mbi pavarësine e prokurorëve, në pikën 3, thuhet: Çdo lloj ndikimi i papërshtatshëm mbi punën e prokurorëve dhe veprimtarinë e tyre në çështje konkrete, i ushtruar përmes autoritetit publik, mjeteve të informacionit apo me çdo lloj mjeti tjetër apo personave të tjerë, që cënon pavarësinë e prokurorëve në ushtrimin e detyrës së tyre, është i ndaluar dhe dënohet sipas ligjit.

Me pak fjalë, siç edhe na e shpjegojnë ekspertët ndërkombëtarë dhe ata vendas: Mbani gojën se do ju plasim brenda.

Është vështirë të kuptohet kush e vendos se çfarë quhet cënim pavarësie ndaj prokurorëve, por nga burime të brendshme thuhet se çdo gjë që nuk u pëlqen zotërinjve të dashur që lëvizin telat e shtetit tonë të lirë.