23 Gusht 2017, 15:16

Breshëri plumbash mbi makinën e biznesmenit të njohur shqiptar: Në makinë edhe fëmijët e tij

XING

Breshëri plumbash mbi makinën e biznesmenit të njohur shqiptar:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së mërkurës në zonën e njohur si ‘4 rrugët e Shijakut’, ku një person ende i paidentifikuar, i armatosur me armë tip kallashnikov, ka hapur zjarr ndaj makinës së biznesmenit Dashamir Gjoka.

Breshëri plumbash mbi makinën e biznesmenit të njohur shqiptar:

‘News 24’ ka bërë të ditur se në makinëne  biznesmenit kanë qenë dhe fëmijët e tij, por fatmirësisht askush nuk ka mbetur i lënduar. Mëoshet se biznesmeni Gjoka, me precedentë të mëparshëm, udhëtonte me makinë të blinduar, ç’a i ka shpëtuar jetën atij dhe familjarëve të tij.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimi për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit. Dashamir Gjoka rezulton i dënuar me 7.5 vite burg në Itali si kreu i një organizate kriminale që merrej me shfrytëzimin e femrave për prostitucion.

Breshëri plumbash mbi makinën e biznesmenit të njohur shqiptar: