Aksident i rëndë në Malin e Zi, vdes i riu nga Tirana dhe 5 të tjerë të plagosur

Xing

E Diel 13 Gusht 2017, 00:12 / Kategoria Lajmet e fundit

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Malin e Zi ku janë përfshirë edhe shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e Tivarit, i raportuar nga mediat lokale. Si pasojë e përplasjes së dy makinave, një shtetas shqiptar, banues në Tiranë ka mbetur i vdekur.

Ai quhej Enes Rama, 29 vjeç dhe udhëtonte me mikun e tij me iniciale R.R. Ky i fundit ka mbetur i plagosur rëndë bashkë me 5 personat në makinën tjetër.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, por policia ka nisur hetimet për t’i zbuluar ato. Burimi: Blitz.al

 

Këshilla për Marketingun
.