Humbi njeriun e shtrenjtë, Sali Berisha përlot me postimin e tij

Xing

E Shtunë 12 Gusht 2017, 21:09 / Kategoria Showbiz shqiptar

Ditën e djeshme, në orët e vona të mbrëmjes u raportua se motra e ish-kryeministrit të vendit, Sali Berishës, kishte ndërruar jetë. Hajrie Osmanaj jetonte në zonën e Kodër-Kamëz dhe ishte 77 vjeç. Ajo dhe Berisha ndanin një marrëdhënie të ngushtë pasi ajo ishte kujdesur për vëllain që në fëmijëri.

Ditën e sotme, Berisha ka reaguar me anë të një statusi të ndjerë që ka prekur jo pak.

"Te dashur miq! Sot familja jone i dha lamtumiren e fundit motres time, Hajrie Osmanaj! Nje mirenjohje te thelle te gjithe miqve dhe dashamiresve te shumte, qe me pranine dhe mesazhet e tyre lehtesuan dhimbjen tone! Hajria u nda nga ne ne moshen 77 vjecare pas nje semundjeje, te cilen e perballoi me stoicizem dhe dinjitet te vertet. Per mua dhe te gjithe familjen tone dhimbja, pikellimi nga kjo ndarje ishin te thella sepse, me dashurine, miresite e saj te pakufishme dhe perkushtimin ndaj te gjithe nesh, ajo nuk kishte moshe. Dashuria dhe miresia njerezore nuk kane moshe. Ndaj ne sot, duke e percjelle ne banesen e fundit, i thame vertet lamtumire Hajries tone te dashur, por per te mbajtur gjithnje thelle e pergjithmone ne zemrat tona kujtimin dhe dashurine e saj! I lehte qofte dheu sonte per ty motra ime e dashur!! sb".

Këshilla për Marketingun
.