Danjel dhe Fotini japin lajmin nga muaji i mjaltit. Janë në pritje të...

Xing

E Shtunë 12 Gusht 2017, 20:08 / Kategoria Showbiz shqiptar

Danjel dhe Fotini janë një nga dyshet më të përfolura të ‘Love Edition’ të ‘Big Brother Albania’. Ata u çiftuan nga votat e publikut, të cilët duket se qëlluan në shenjë pasi dy ish-banorët u martuan brenda shtëpisë së famshme pasi deklaruan se ndiheshin të dashuruar.

Pas kësaj, ata arritën të linin pas çdo çift tjetër e të merrnin fitoren e madhe të 100 milionë lekëve. Ata nisën bashkëjetesën dhe prej pak ditësh kanë nisur muajin e mjaltit që ‘Big Brother’ iu premtoi.

Ata ndodhen në Turqi duke u relaksuar sëbashku dhe herë pas here bëjnë edhe video ‘live’ për të folur me fansat e tyre. Gjatë një komunikimi të tillë ata kanë njoftuar për ta se janë në pritje të një dasme të dytë të cilën kanë nisur ta planifikojnë për miqtë dhe familjarët të cilët munguan në celebrimin në ‘BB’ dhe me 99% mundësi do të jetë në muajin nëntor. Burimi: Express Rozë

Këshilla për Marketingun
.