VIDEO/ Fansja e ‘çmendur’ e Noizyt bën tatuazh fytyrën e tij

Xing

E Shtunë 12 Gusht 2017, 19:07 / Kategoria Showbiz shqiptar

Noizy është padyshim një nga reperët më të suksesshëm në Shqipëri. Ai përflitet të paguhet disa mijëra euro për një koncert dhe fansat e tij mbushin koncertet si dhe fotot e tij plot komente. Por, një fanse duket se ka arritur në një nivel tjetër sa i përket pëlqimit për reperin.

Ajo ka bërë tatuazh fytyrën e Noizyt në pjesën e qafës dhe ka realizuar edhe një video të shkurtër (Video më poshtë). Duke gjykuar nga përmasat e tatuazhit dhe zona e trupit me një ndjeshmëri të lartë, me siguri ka qënë mjaft i dhimbshëm. Nuk janë të pakta rastet e tilla në Shqipëri ku fansat bëjnë tatuazhe fytyrat  e idhujve, mjafton të përmendim Marina Vjollcën dhe taksistin që bëri në krah tatuazh fytyrën e saj, Sali Berishën, Roza Latin, etj.

Noizy nuk ka reaguar ende për këtë gjest të fanses. Ndiqni videon:

Këshilla për Marketingun
.