12.08.2017 17:06

Përplasi për vdekje një kalimtar, deputeti Rakipi lihet i lirë

Read in English

Në orët e para të mëngjesit të sotëm policia ka gjetur trupin e pajetë të një kalimtari në Vorë. Por pak pas kësaj, deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi është dorëzuar në polici, duke treguar se ka shkaktuar ai aksidentin.

Deputeti ka përplasur një person në autostradën Durrës-Tiranë, rreth orës 04:51 minuta, me automjetin e tij tip Mercedes, i cili ishte dëmtuar në pjesën e përparme të tij.

Ai u dorëzua në Komisariatin e Policisë nr.2 dhe pas disa orësh është lënë i lirë. Sipas “Opinion.al”, deputeti do të hetohet në gjendje të lirë.