PAMJET/ Hapet rruga Vlorë-Orikum, ja situata

Xing

E Shtunë 12 Gusht 2017, 15:03 / Kategoria Lajmet e fundit

Shkëputja e shkëmbinjve dhe rreziku i një shëmbjeje ka alarmuar policinë e Vlorës, e cila disa orë më parë bllokoi rrugë-kalimin nga ky qytet drejt Orikumit, më saktësisht në vendin e quajtur “Kalaja”.

Por, pas 3 orësh tashmë ky aks rrugor është hapur sërish. Forcat xheniere kanë larguar shkëmbinjtë nga traseja e rrugës dhe më pas kanë dhënë garanci për lëvizjen e lirë.

Sipas forcave xheniere nuk ka më rrezik për rrëshqitje të tjera në rrugë dhe rënie të gurëve. Tashmë ka nisur të lirohet rruga dhe rradhët kilometrike të trafikut të krijuara në të dy anët e rrugës.

Këshilla për Marketingun
.