14 Shkurt 2017, 00:01

Çfarë fshehin Marina dhe Luana Vjollca?

XING

Dy motrat e famshme, Marina dhe Luana Vjollca kanë ditur gjithmonë të tërheqin vëmendjen. Bukuroshet e ekranit komentohen shpesh në media për punën në televizion dhe jetën e tyre private. Megjithatë, pika e tyre më e fortë janë rrjetet sociale, e sigurisht fotot e shumta që postojnë në to.

 

Por këtë herë, motrat Vjollca i kanë magjepsur të gjithë me setin më të fundit fotografik. Si dy “binjake siameze”, Luana dhe Marina kanë pozuar në dëborë, ndërsa janë veshur sikur sapo kanë mbërritur nga Moska.

 

Por çfarë po fleshin motrat Vjollca dhe cili është qëllimi i këtij seti interesant? Vetë ato nuk kanë dhënë ndonjë informacion, megjithatë nuk do ishte edhe aq çudi që Marinën dhe Luanën t’i shohim në ndonjë revistë të huaj, apo projekt ndërkombëtar. 

Megjithatë, ky set është realizuar për të promovuar punën e një stilisteje të njohur nga Kosova.